Friday, July 13, 2012

Eternal love


Asnjë prej nesh nuk ka ndryshuar
Të njëjtën dhimbje ndajmë të dy
Kur je në gjumë më mban të zgjuar
Kur unë mbyll sytë, vrapon tek ty!

Na puth në shpirt, me buzë zjarri
Me lotë vjeshte na helmon gjak’
Ndaj fundi ynë s’mund t’jetë varri
Por një muzg i kuq me zemër flakë

© Leonard Seiti

No comments: