Saturday, August 4, 2012

***



Sy të verbër, një ëndërr e vdekur.
Këmbë lakuriqe, mendim jetim.
Një lule Maji ka mbet’ pa prekur,
Si hënë e virgjër përmbi kodrinë!

Netë kukuvajke këputen duarëve,
Loton shtratit të ftohtë kjo vjeshtë.
Uri dhe etje kalërojnë damarëve
Por hesht, ajo, vështron dhe hesht!!!

© Leonard Seiti

No comments: