Saturday, August 18, 2012

***



Sa larg e pranë!
Të ndiej, por s’të prek!
Pyje shkretanë,
Lumenj pa lejlekë!

Rrugë që këputen,
Zogj krahëthyer,
Në kryq e përgjakur
Është kënga mbërthyer.

Djersita të mbjell
Një ëndërr të gjelbër.
U zgjova me vjeshtën
Mbi shtratin e verbër.

Kolliten oxhakët...
Ç’dreq dimri ish ky!?
M’i vodhi zambakët
Duke më folur për ty!

Më ndjek pas hija jote,
S’është aspak çudi.
Në trup jam vetvetja,
Ndërsa shpirti je Ti.

© Leonard Seiti

No comments: