Ta thyej heshtjen, po me ç’farë!?
Ma vodhën fjalën, lotin, shpirtin.
Më thyen kocka e prenë damarë
Ndërsa më flitnin për Jezu Krishtin.
Ta thyej heshtjen, por zë nuk kam.
Ma prenë gjuhën e qepën gojën,
Veç një kujtim në jetë më mban
Si libër i lashtë që flet për Trojën.
Ta thyej heshtjen! Si thyhet vallë!?
Muret e gurtë tashmë kanë rënë.
Ish’ zog i verdhë q’e solli vjeshta,
Briseidë hyjënore, kjo mallëzënë!
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment