Thursday, September 13, 2012

***


Mirmëngjesi e dashur. Buz’e paprekur!
Baltës së ëndrrave zemra ime rrëshket
Në petal trëndafili një copëz ka mbetur
Rrënjëza malluar në një kopësht sekret.

Mirmëngjesi e dashur. Fjal’e pa thënë!
Trupin tim lakuriq çukisin yjet nga pak
Diku larg, një degë lumi, një lot’ pat’ rënë
Në gojën e heshtjes, i mbytur në gjak!

Mirmëngjesi e dashur. Dëshir'e patretur!
Prej mishit u zhvesh kjo ndienjë, në shi.
Qorrsokakeve të kohës jetime ka mbetur
Vajza ime romantike me fustanin ngjyrë gri.

Mirmëngjesi e dashur. Në ç’hone ke rënë!?
Në hojëzat qiellore të kërkova, më kot!
Mbi gjoks lule prilli qerpikë më kanë lënë
Ndërsa endem errësirës në tokën e ftohtë...

© Leonard Seiti (Thursday Morning, 3 A.M)


No comments: