Shpesh më
ësht’ dashur të vdes
Në dhjetra mënyra
mizore
Në kohëra
t’pakohë e pashpresë
Në kohëra me
fytyra njerëzore!
Kurrë
s’harruan t’më thoshin
Përmes
ritualit të vjetër, antik
Fjalët e
athëme, që s’joshin;
Lamtumirë,
lamtumirë ti o mik!
Ndodh t’më përcjellin
në ikje
Unë qesh gjatë
meshës, varrimit
Se rilind
sërish dielli në lindje
Se
rihapen prapë portat e zgjimit!
Kush
diellin provoj të mbulonte
Me të
vjetrat dredhira njerëzore
Nuk
zgjati shumë kohë të dëgjonte
Këmbana
të kobshme, mortore.
Ç’ka vallë
kjo natë që po qanë!?
Ç’gjeth
këputi kjo vjeshtë!?
Guxim,
miqët e mi, unë s’kam
T’ju them; Lamtumirë. Ndaj hesht!
© Leonard Seiti “Saturday
morning 01:10 AM”
No comments:
Post a Comment