Lëreni k’të udhë e kthehuni sa s’ësht’ vonë
Udha që unë ndjek s’ësht’ shkelur më parë
Një motër që kishte në hënë, i’a kanë vrarë
Dy sy të vegjël që pëshpërijnë e më thonë
Fjalë të panjohura për veshët e një humani,
Ndaj kthehuni nga erdhët, e fjalën ma ruani
Jo në memorje, por si shishe vere, në qilar
Ku s’bie rreze dielli, ku mbyt myku, lagështia
Si shenjën e fundit që lanë mbas buzët e mia
Mbi lëkurën e një trupi t’pikturuar në Ar
Nga qerpikët e vjeshtës, ku brodh’ lot’i ftohtë
Dhe preku fundshpirtin, se vdekja s’prek kot
Kështu e
pata fatin, që përball meje të vinte
Me kokën
kryeneçe e me sy prej pafundësie
T’më tregonte
shtigje t’panjohura largësie
E denjë,
t’ishte e besueshme dhe shëndrinte
Jo dritë
humane, por një rreze sa mistike
Po aq të
mëndafsht sa s’më ngjalli ndienjë frike
Në
thellësinë e zërit i fluturojnë mijra zgjime
Lindje
monstruoze, si mes dhimbjesh dhe gjaku
Fytyra
foshnjërore që s’marin kurrë thinja plaku
Krijesa
që s’lundrojnë të zhgënjyer n’ëndërrime
Mbi
varkën e shpresës që ndërtuan duar zemre
Mbylli
portat e shpirtit u shpreh qartë një zë femre
Mos ki
dert për mua zonj’e mirë, s’është vdekja
Ndërsa
hapat më rrodhën me vrullin e një rrëkeje
Ndieva
gjakun t’kalëronte e t’hingëllinte ndër deje
Dhe u
largova pa mundur duart e njoma t’ia prekja
Veç një puthje prej së largu i dërgova i shpenguar
Si një zemër brënda letrës që jep shpirt nëpër duar
Ndoshta puthja ime s’e preku kurrë dorën e sajë
Ndoshta në mes udhe mbet’ pafrymë, ra e vdekur
Veç, ai zë i ëmbël thellë në shpirt më pat’ prekur
Si prek fllad’i pranvertë flak’n e pyjeve në Maj
Kurë lulëzon gjeth’i blirit e çel sythin erëpolenë
Si mëngjes ëndërronjës që shkon e më s’vjen!
.................To be continued.............................
©
Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment