Friday, November 2, 2012

***




Ti i ngjaje nje luleje, dashuri,
Në pyllin e shpirtrave pagjeth.
U ndal koha, dhe erdhi të pi
Pjalmin tënd që syve të bredh

Ti ishe ende e virgjër, Meri,
I ngjaje erës që degët përkund
Gjersa mbi trupin tënd, shkruan
Librin e gënjeshtrave pafund!

Tashmë ti je grua, Meri,
Me lotin tënd ushqen shpirtin tim
Në pritje që sipari të bieri
Kohës t’i zbuloj lakuriqësinë…

© Leonard Seiti

No comments: