Ti
s’je më muza ime
Ndaj
penën e mbyta në det
Ç’rëndësi
ka në çelin agime
Në
s’çelin, ç’rëndësi ka vërtetë!?
Ti
s’je më muza ime
Fletët
i’a lashë vjeshtës t’i zverdh
Le
të vij pastaj dimri gjakftohtë
Në varrin e akullt t’i hedh
Ti s’je më muza ime
Kënga m’u copëtua si qelq
Më ka mbetur në gjoks qyteti
Dhe kolla e thatë që më heq
Ti s’je më muza ime
Rrugët prej këmbëve më ikën
Lumenjtë mbetën pa brigje
Yjet dhanë shpirt e u fikën…
Ti s’je më muza ime
Ndaj shpirti paqe s’më gjenë
Gjithçka fle jashtë lëkurës
sime
Brënda sajë gjith trupi më
zienë
Ti s’je më muza ime
Vdekja s’po mundet t’më mbyt
Ndaj ngriu nga varri o e
vdekur
Mbi gjoksin tënd të mbyll
sytë…
© Leonard Seiti
Wednesday morning 3AM
No comments:
Post a Comment