Ah, ta
ndienim pak më shumë
K’të
dashuri që moshë nuk ka…
Sa pak nga ty, sa pak nga unë
Mori kjo botë, kjo botë na dha…
Sa pak i
dhamë, e s’u ankua
Një jetë
na dha, e s’na mjaftoi
T’i
thoshim qoft njëherë; Të dua
Si i’a
thotë shelgu ndanë përroi…
Ndoshta,
fjalët s’i gjetëm dot…
Ndoshta
s’gjetëm dot vetëveten!
Lundrojmë
ëndrrave, por më kot,
Vjen një ditë
dhe ëndrrat treten!
Ndodh, e
gjendemi të thinjëruar
Si në
fundvjeshtë, kur thinjet bari
S’mjaftoi një
jetë për ta dashuruar,
Pse duhet vallë të mjaftoj varri!?
© Leonard Seiti Wednesday Morning 3AM
No comments:
Post a Comment