U këput gjeth’i vjeshtës, n’erë!
Sa u deshëm në
të vërtetë, s’e di!
Putheshim
ashtu kot, ndonjëherë
Krejt kot
nodhte, të mbanim mëri!
Ah! Po.
Ndonjëherë e doja, në zjarr.
Në mes
flakësh më donte dhe Ajo!
Ndodhte
shpesh që të vishej, në Ar,
Unë
zhvishesha, në shpirt, domosdo!
Ndonjëherë,
flakëronte në muzg!
Herë të
tjera e humbisja, pa shkak!
Shpesh,
kur ecnim bashkë, në rrugë
Kish
dëshirë t’më përzihej në gjak!
Më
ndodhte, dhe mua, rrallë,
Ashtu
kot, të përlyhesha, me dritë
At’herë më
puthte veç në sy, e në ballë;
Kështu, thoshte, dinë të puthin Perënditë!
© Leonard Seiti Friday Morning 3AM
No comments:
Post a Comment