Saturday, July 13, 2013

***


"Photo: Luca Galuzzi"

E trishtë vdiq, e zhgënjyer
Ëndrra jonë e lindur tek retë
Ka mbetur dimri krahëthyer
Me kockën e akullt që vret!

Unë provova, me gjakun tim
T’ujisja shkretëtirën kozmike
Por lulet e shkurtit nuk mbijnë
Prej puthjes së ftohtë të një thike…

 © Leonard Seiti. 6 Shkurt 2013/ 3AM
 "Ma io senza legge rubai in nome mio, quegli altri nel nome di Dio."



No comments: