Ah, Ti,
jetë-vdekja ime
Që vjen tinëz nëpër natë
Bëhesh fllad në agime
Përplas krahë e ikën prapë
S’di si
ndodhi e u tremba
Ëndërr
që s’i jap dot emër
Kokës
një kurorë me gjemba
Gozhdë
ngulur thellë në zemër…
…sikur,
bota qe gremisur,
Në një
pus të thellë, të zi
Gjeth'i
vjeshtës ishte grisur
Nga një
puthj'e pikës shi…
Sikur,
kisha rënë i vdekur,
Frymë e
fjalë ishin mërguar,
Buzn'e dritës
pa e prekur,
Dritën e buzës
pa provuar!
© Leonard
Seiti.
No comments:
Post a Comment