Friday, November 8, 2013

***


Përtej puthjeve lakuriqe në vjeshtë
Muzgjeve që rrinë varur në qerpikë
Përtej rrugës shpinëlodhur që hesht
Përtej mëngjesit që vjen yjet t’i fikë

Unë ty të dua…

Më shumë se zjarrin n’mes t’acarit
Më shumë se burimin në shkretëtirë
Më shumë se pllakën e ftohtë të varrit
Që puth e s’ankohet për buzën e ngrirë!


© Leonard Seiti

No comments: