Sunday, April 5, 2015

Shi Pranvere


Bashkë kemi qenë, ditë e vite
E ndarë kurrë, si mish e thua
Larë n’ëndërra me ngjyra drite
Që njeri-tjetrit i’a marim hua!

Tani, të dy jemi të burgosur
Nën k’të qiell të veshur gri
A thua, koha është marrosur
A çmendur jemi unë dhe ti!?

E s’di në qielli ka kuptuar
Se nuk ka shi t’më lagi mua
Përpos një puthje e kulluar
Që rrjedh ujëvarë nga buz’t e tua



© Leonard Seiti Wednesday Morning 03AM

No comments: