Friday, June 19, 2015

***



S’di si ndodhi e rashë i vdekur
Brënda fjalëve të hetjes tënde
Por brënda meje, ende patretur
Jeton një botë me klithma dhëmbje!

S’di si ndodhi, e humba varrin
Përmbi një gjeth ma vodhi era
Kush ishte vallë q’e shkeli barin
Mbjell për mua kur zhvishej vera!?

S’di si ndodhi, e putha vdekjen
Në buzën akull, e i dhashë jetë
Mes puthjesh më kërkoi dhe tretjen
Por tretja ime je ti vetë...!


© Leonard Seiti Wednesday Morning 03AM

No comments: