...........................................................
...........................................................
...........................................................
............................................................
....e prej qëmotit, kur shterej pasioni,

në trupa qytetesh me
kocka betoni,
një këngë e blertë mu
ngjiz në stomak
si kancer i pyllit çdo
ditë shtatëpak...
....e lashë buzë
liqenit si fëmij të braktisur
uriujk, këmbëzbathur
me xhaketën e grisur
me shtatin idhnak e
sytë plot kureshtje
u largova mes
mjegullës si hije në heshtje…
....e pastaj, çele ti,
lulja ime e shkrutit,
në saksi ngjyrë flori,
në dritaren e priftit,
me shpresën në kryqin
e gjoksit gozhduar
me jetën e vyshkur që
kalbej ndër duar.
....e brishtë është
vjeshta nê qellëzat e mia
nuk dua ta kafshoj,
por s’më ndahet uria
se ndodh të zgjohet
ajo kafsha tjetër
e këtij qyteti të ri
me lëkurë të vjetër
........................................................
.......................................................
.......................................................
tani thonë se rremon
mbi një det të harruar
nga brigje ranor e
shkëmbinjë e mërguar.
©Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment