Sunday, August 6, 2017

***


Zgjohu tani, zgjohu e ik,
para se ëndërra ime të gjejë.
Ajo detin mund ta pi si një pikë,
E atë pikë në oqean mund ta kthejë.

Zgjohu tani, ke fjetur gjatë.
Mos më mbaj burgosur ndër sy.
Në ëndrra vdesim çdoherë, e prapë
Nga barku i një ëndërre rilindim të dy.


© Leonard Seiti

No comments: