I mbytur jam
në ëndrrën tënde
E shpresë nuk
kam, shpresë skam
E tretur je në
ëndrrën time
Jam foshnja e
natës që po qan.
Po nëse ka mbetur ndonjë rreze
Në hone
shpirti e pathyer
Qoftë
dhe helmë dhimbja jonë
Sërish me
mjalt do jetë përlyer.
E në ka mbetur
ndonjë çast
Ndonjë sekondë
e pajetuar
Ka ende kohë
për një puthje
Mjaftueshëm
kohë për të dashuruar.
© Leonard
Seiti Wednesday Morning 3AM
No comments:
Post a Comment