Zbriti nat’e
yjëzuar mbi qytet,
Gjysmë veshur
gjysmë zbuluar, në siklet.
Më gjet’ të
vdekur mbi një ëndërr, mbi një fletë
Më puthi lehtë
e turpëruar, më dha jetë…
Iku ëndërra
nga qyteti, qytet’i mjerë
Ra në gjumë të
thellë e fjeti, si asnjëherë.
Këmbët lag anës
një deti, det’i gjerë
Floku
shpurpurisur mbeti, nëpër erë…
Bëj t’i zgjas
duart ta prek, por s’ia arrij
Ah në mundsha
det, o det, do të të pijë...
S’di në
vdekur isha unë, a gjysmë tretur
Apo brenda
meje ish ajo, që rrint’e fjetur...!
© Leonard
Seiti Wednesday Morning 3AM
No comments:
Post a Comment