Monday, March 26, 2018

***


E puthi nata jote timen dhe u ndanë
U mbyllën sytë e përgjumur e më s’u panë…
Ah, në mundsh të dashurosh pastaj të vdesësh
E të shpresosh se do rimbish, të buzëqeshësh…

Ta përqafosh jetën sërish si kurrë më parë
E s’ka rëndësi qofsh bar a pemë a tjetër farë…
Të dashurosh edhe një herë në pranverë
E vdis i lumtur pastaj si gjethi nëpër erë…

© Leonard Seiti Wednesday Morning 3AM

No comments: