Në vena
ngecur, etur po pi.
Përtej bregut
qesh, a venitet në mërzi!?
Nën një qeill
të largët digjen yje, këtu jo.
Harliset një
llambë, e të flerë nuk do!
Hyri heshtur
Shkurti, në sy nuk më pa
Shiroka
idhnake ndër duar më ra
Gjysmë-vdekur
foli me zërin e ndjerë
Shpejtë,
puthmë sa s’ka filluar të bjerë…
O
trupë-lakuriqe, e pakohë, mos vdis
Gëzoju baltës
që kur prek, të bën pis.
Prej borës
vetmitare asgjë nuk mbetet
Madje edhe lot’i
fundit nëpër baltë i tretet.
©
Leonard Seiti Wednesday Morning 3AM
No comments:
Post a Comment