Faleminderit mik, që nuk u epe
E kurrë nuk rende me vrull e vrik
Po je i njejti qysh në djepe
E gjer në rrudhat mbi qerpik.
Faleminderit mik, për durimin
Dhe pse e errët ish fjala, sterr,
Që bashk’jetove me mundimin
Por s’u përkule, asnjëherë.
Faleminderit mik, për urtësinë
Dhe pse shpirti të thyehej keq
Nëpër rrugët ku ulërijnë
Çakenjë e ujqër, djajë e dreq...
Faleminderit mik, ëndrrimtar
Dhe pse kjo botë ëndërrat i vret
Ti prapë ke mbetur qelibar
Një pikëz uji, pezull tek retë...
© Leonard Seiti Wednesday Morning 3AM
https://youtu.be/Y8HfQ7C8NFQ
No comments:
Post a Comment