Friday, March 20, 2020

***


Më puth sa ende jeton qyteti
Po qan qyqja mbi një ndërtesë
Më puth një herë, si rreze dielli
Që më jep dritë, po edhe shpresë.

Më puth dhe në qofsha vdekur,
E ndoshta do rivijë në jetë
S’është mëkat, nëse me një prekje
Mund të shpëtoje një qytet.

© Leonard Seiti

No comments: