Është sërish
mesnatë, drita ime
Që në kraharor
rri ndezur e përflak
K`të errësirë
trashaluqe leshpërdredhur
Prej mijëra stuhive
që i sillen reth e qark.
Është sërish
mesnatë, drita ime
E ti
zgjuar më mban me plot bindje
Duke parë
si më rrokullisen prej duarsh
Plumba
të dehur që më puthin në dhimbje.
Është sërish mesnatë, drita ime
Sa të dua, s’do ta them ndonjëherë
Se kam frikë
nga ëndrrat, në zgjime,
N`ato zgjime që ti qendis me pranverë.
Është sërish mesnatë, drita ime.
E rëndë më është kjo natë trashaluqe
Pata një ankth
sikur po largohej jeta ime
Si një
vajzë me kordele të kuqe...
© Leonard Seiti...lost in ...
No comments:
Post a Comment