Ti jeto, edhe nëse vdes
Në front me vdekjen duke luftuar
Nëse nuk zgjohem si çdo mëngjes
Jetëplotë, i lumturuar
Që jam
këtu, ende pranë teje
Të shoh,
të ndjej, të prek ndër duar
Si bregu valën
e harbuar
Si buza ujin e
kulluar
Që të dëgjojë
kur më flet
Më mbush me shpresë
Më mbush me jetë.
Ti jeto, edhe
nëse vdes
Ti toka ime,
pikëz vesë…
Dhe në
shpërbëhem në hapsirë
Sërish do të
ngelem një mendim
Që shtegun
gjen në errësirë
E vjen drejt
teje plot nxitim
E përçdo herë
dhe më i mirë
Në mitrën
tënde përtërirë…
©Leonard Seiti
Wednesday Morning 3 AM
No comments:
Post a Comment