E heshtur
ishte rruga sot, e pafjalë
Ngjante me një
shpirt të lodhur, ecte çalë
Në kërkim të
një fryme, ku të mbahej…
Nga mërzija
gjoks’i sajë sa s’po çahej…
E shkretë ishte
rruga sot, e mjerë,
Si një lypsar
që troket derë më derë…
Si sy, prej
drite i mërguar, që s’ka lotë…
Se këmba jote se
pat shkelur, as dje as sot…
©Leonard Seiti Sunday Morning 3 AM
No comments:
Post a Comment