Wednesday, June 24, 2020

***



Kjo është një këngë e pakënduar
Janë tinguj që s’u luajtën kurrë
Janë vargje ende të pashkruar
Me peshë malli që bren dhe gurë.

Janë njëmijë nota lidhur përdore
Njëmijë netë që prekin ëndrra.
Një zemër ngrirë në kristal bore
Një kupë pa pirë me shpresa brenda

Është një tufë lule e padhuruar
Këputur shekujsh në eden
Një copëz shpirti e harruar
Në një fjalë të vetme mbi pregamenë

Njëmijë momente pajetuar
Braktisur ndoshta ashtu shkujdesur
Si libra ende palexuar
Nga pluhur’i kohës të përvesur.

Janë njëmijë rrugë për t’u arritur
Njëmijë drejtime për t’u ndjekur
Një fllad i lehtë mbi dorën tënde
Që vjen të puth e bie i vdekur…

Leonard Seiti Wednesday Morning 3Am

No comments: