***
 
Mu kujtuan
kohët e vjetra
Ato që s’kthehen
më.
Shkruar ditët
nëpër letra
Djegur një nga
një.
 
Nëpër ëndrra
shkruar netët
Ëndrrat janë
zhgënim
Janë vrimë e
zezë ku poetët
Çojnë shpirtin
për flijim.
  
Mu kujtua koha
që shkoi
O mikja ime e
re
Ti je gjithçka
pena s‘më shkroi
Për
miken që pas le.
  
E bukur ish
ajo dikur
Sa drita kish
siklet.
Kur çelte sytë
e saj plot nur
Më mbushte plot me jetë.
  
I ftohtë, i zverdhur, si gjethe vjeshte
 Që toka po e
pret.
 I lumtur vdes në këto momente
Ndërsa ti fle
e qetë.
 
Se unë e di,
kur ti të zgjohesh
Dritë sërish
do ketë
Si mik’e
vjetër do mjaltohesh
E do rivij në jetë.
 
ⒸLeonard Seiti Wednesday Morning 3Am
IMG attribution to Redditor RealLiveGirl shared
 
 
 
          
      
 
  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
No comments:
Post a Comment