Këta tela lëndojnë si plagë e hapur, Kur gishti kërkon atë prekjen e vjetër, Mbi drurin e vrenjtur, me pluhur mbuluar, Nuk luhet më këngë, por diçka krejt tjetër...
Kjo kitarë e vjetër dridhet si zemër... Çdo akord i thyer, është notë pa emër Ti ishe melodia, tani veç refren Syri nuk të sheh, por ëndrra të rigjen...
Ndaj fle ndonjëherë, veç të shoh në ëndërr Të shuaj mallin që kaplon si gjumë Shpesh netët i kam të acarta, të ftohta Si dimër vetmie që nuk mbart më shumë...
Është rënkimi i shpirtit që s’gjen më qetësi, Në këtë dhomë ku akulli ka zënë folé, Ku çdo tingull i mbetur flet vetëm për ty, Dhe dimri i heshtjes na ndan përmbi dhé.
Ti ishe kënga ime, Tani heshtja më vret A ka aq ujë oqeani Sa dhimbjen ta tret?
No comments:
Post a Comment