Nota përmbi xham...
U ula të
shkruaja sonte nja dy fjalë,
Si shkruan
shiu përmbi xham
E pas çdo note
rreshtoheshe ti
Si Solo e
qeshur mbi pentagram
Çdo akord më
çon drejt teje
Si melodi që s’ka
mbarim
Si gjak
shfrenuar që rrjedh ndër deje
Si këngë
pranvere e shpirtit tim
Edhe kur pena nuk
më bindet
E bojë nuk
gjej të shkruaj një notë
Mjafton një
tingull i zërit tënd
Të harroj
gjithçka nuk shkon në botë
Ti je refreni
që përsëritet
Në çdo varg të
jetës sime
Në çdo mbrëmje
kur lindin yje
Je lauresha që
zgjon agime...
Ti je tërmeti
që ma shemb qetësinë,
Vullkan
shpirti që ligje s’njeh
Je marrëzia ime,
je dashurisë
Që nuk njeh
moshë e s’njeh atdhe
S’më duhen
nota, as bojë mbi letër,
Kur emrin tënd
kam klithmë në kraharor,
S’ka në këtë
botë një tjetër, tjetër,
Që jetën ma
kthen në një zjarr hyjnor!
© Leonard
Seiti Wednesday Morning 3 AM
No comments:
Post a Comment