Showing posts with label Shkronjave.. Show all posts
Showing posts with label Shkronjave.. Show all posts

Sunday, May 11, 2008

Shkronjave.


Përse më rrini rëndë kështu !?
Nuk kam vdekur, t’më mbani zi !
Në shpirt, kam mëngjese blu
Në sy, pranverë plot gjallëri

Ndaj mos u trembeni, kot, pa shkak !
Të ç’orjentuara, si pika vese !
Pa ejani, t’ju mbledh në varg
Karh për krah, si brazda vjeshte

Në zemër kam perëndim portokalli
Kujtimet, muzë, fllad i lehtë
Ndaj, mos u trembni, si fëmij
Se s’kam ç’të shkruaj më mbi fletë !

Ç’do mëngjes, një këngë të re
Të njomur vesë, mbi fletë derdh
Mjafton, që natës, kur bota fle,
Yje lëndinës, të dal e mbledh

Përzjerë, me aromë trëndeline
Shpirt’i lindur në pranverë
Më rri tendosur, si tel violine
Dhe tinguj qelq, lëshon përherë.

Shkroi : Leonard Seiti