Kjo është një këngë e pakënduar
Janë tinguj që s’u luajtën kurrë
Janë vargje ende të pashkruar
Me peshë malli që bren dhe gurë.
Janë njëmijë nota lidhur përdore
Njëmijë netë që prekin ëndrra.
Një zemër
ngrirë në kristal bore
Një kupë pa
pirë me shpresa brenda
Është një tufë
lule e padhuruar
Këputur
shekujsh në eden
Një copëz
shpirti e harruar
Në një fjalë
të vetme mbi pregamenë
Njëmijë
momente pajetuar
Braktisur ndoshta
ashtu shkujdesur
Si libra
ende palexuar
Nga pluhur’i
kohës të përvesur.
Janë
njëmijë rrugë për t’u arritur
Njëmijë
drejtime për t’u ndjekur
Një
fllad i lehtë mbi dorën tënde
Që vjen
të puth e bie i vdekur…
ⒸLeonard
Seiti Wednesday Morning 3Am