Sunday, January 27, 2008

D_si_ Dashuri L_for_Love A_comme_Amour

Vetmi


Ka kohë, që netëve nuk i mbyll më sytë
Dhe gjumin, ngadal e djeg me cigare
Një rreze, a vegim, zbret nga botë e yjtë
E bashkë me mallin, më ulen në dritare.

Dhe ca mendime, që më vijnë rreth e qark
Kujtime, me buzëqeshjen tënde trazuar
Dhe unë, si një pemë gjethezverdhur në park
Me mungesën tënde, shpatullave mbuluar.

Janë dhe zhurmët e gjetheve që era i lëkund
Është dhe koha, që më varet si lavire nëpër flokë
Je dhe ti, që të humba, e s’te gjëj më askund
Me netët trazuar, që më rëndojnë përmbi kokë.

© Leonard Seiti

2 comments:

Suzana Zisi said...

Nard, me pelqeu shume kjo poezi...
Nuk di se si e gjeti celesin e shpelles sime te "ngujimeve" dhe hyri per te rizgjuar stuhite...

Leonard Seiti said...

Më pëlqen dhe mua Su.
Më bëhet qefi që të ngacmoj, kështu do të të rriten flatrat. :)