Vjeshta ulur rri mbi pemë
Shoh një zogth tek ikën larg
Gjethet një nga një nis bjenë
Një shi i hollë, leht më lag.
Mu zbehën ëndrrat porsi gjethet
E humba dhe një ëndërr sot
Diku në shi shpirti më dehet
Gota, vjesht me mbushet plot
Do të vij dimri mbas pak
Qielli borë kristal do derdh
Nese do shihni një endacak
Do të jem unë, një ënderr ndjek.
Nese më shihni tek bredh i dehur
Nëpër vargje në poem
Mos më vështroni me qortime
Dua veç të jem një pemë !
Dua të rithur një ëndërr,
Do të ket sërish pranverë
Do të çelin sërish lulet
E pike vesë mbi to do bjerë
Do të lind syth'i ri
Do djegin yjet mallin tim
Do të kthehen sërish zogjtë
Nga i largti shtegëtim
Do vari hëna flokt e verdhë
Do freskoj sytë në një burim
Do rrjedh nga malet në rrëke
Ujë bore nga shpirti im
Nën rreze dielli nëper lëndina
Si qëngj i vogël do më marrë gjumi
Ndoshta, do të shoh një ëndërr
Diku tej, në një breg lumi.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment