Tuesday, February 5, 2008
Mëngjeseve të jetës.
Unë vrapova mëngjeseve të jetes
Nëpër lëndina djaloshare
Në kërkim të kuptimit, të së vertetes
Humbur në magjinë e mbrëmjeve tinzare
Unë renda në brigje detesh,
Qiellit kërkova, ca shkronja, ca fjal
Në pyje, mbi qëlima fletësh
Pika vese derdhura,mall.
Në mëngjeset e pranverës, si vesa
Mbi petale, mbi ëndrra u zgjova
Në vapen e verës, si djersa
Lumenjëve të jetës vërshova
Në shpirt, një kovë lëshova,
Në fundin e pusit, me ujë
Vjeshtën nga gjumi e zgjova
Me erërat, plot zhurmë e bujë
E dimrit me mjekërr të gjatë
Ja zbeha të ftohtin në sy
Netëve, me hënën e artë
Vallzuam mbi borë ne të dy
Dhe nga shpirti, me kovë, nxora yje
Për netët e zeza, pa hënë
E humba diku nëpër pyje
Si vesa, mbi fletë duke rënë
Dritës së diellit, mëngjeseve
Rrezen ja putha, si lulen
Qerpikëve, malluar, kujtime
Ngadal, vijnë dhe më ulen
Fëmijria, ç’bukuri përrallore
Në prehrin e gjyshes, mbështetur
Kujtime, lidhur përdore
Nga koha, si bora të tretur
Shtatëmbëdhjet vjeç, dhe ja
Një rrahje zemre, një puthje
Fjalë, pa kuptim, dhe heshtje
Pëshpëritje në muzgje, dhe lutje.
Por, jeta gënjeshtër, dhe ndodhi
Në puthje, u deha gjithkund
Sot, nga një shishe e vjetër,
Një gotë helm, e ktheva me fund.
© Leonard Seiti
1 comment:
Urime Leonard! Poezite tuaja jane per tu vleresuar. Mendoj se kane nje maredhenie te vecante dhe frymemarrje me natyren dhe fenomenet e saj te cilat gjejne vend ne poezi! Faqen tuaj po e vendos ne seksionin e lidhjeve tek bloggu im! Faleminderit!
Post a Comment