
Unë s’mundem të fle, më kanë dënuar
Me jetë, të vuaj pagjumësinë e yjeve
Netët e mia, heshtjen kanë harruar
Nën gjethe pemësh diku nëpër pyje
Unë s’munda të flë dimrit të ftohtë
Kur nata është e gjatë, një jetë
Si mund të flë unë pranverës, kur zogjtë
Këndojnë me sythet që marrin jetë !?
Si mund të flë ai që kurrë s’diti,
Se ku qëndron kufiri i ditë-natës !?
Ai muzgjeve këngë pa kufij u ngriti
Për pentagrame përdori qerpikët e vashës.
"P.S: Pëshpëritje Në Muzg" :))
Ndaj mos më thuaj : - Rri i zgjuar !
Telat e shpirtit veç pak i kam prekur
Si dikush që vjolinën s’ka ende praktikuar
Dhe pa i skuqur nuk kam për të vdekur.
Shkroi: Leonard Seiti
2 comments:
Jo ti mos vdis mik
skuqi telat e shpirtit,flake te marrin
diten pergjoje melodine e eres
dhe naten ndiq driten e ndonje fari
p.s.Me mrekullon cdo dite me talentin tend.Faleminderit
Nuk do të vdes, mikesha ime
Dhe pse korbat, zemrën ma shqyen
Por jeta, kjo e dashura ime
Me mburojë drite sërish më përlyen.
Poezia vazhdon, por po e lë për më vonë.
Të përshëndes.
Post a Comment