Sunday, June 15, 2008
Nënës
E mira ime, zbardhur dëborë
Fytyra vyshkur, porsi gjeth
Ç’je duke bërë vallë në k’të orë
Kur nata rrugëve zë e bredh !?
E ëmbla ime, zemër plagosur
Humnerash malli, shpirtin thyer
Mos vallë sonte të ka brengosur
Një fllad i hollë me Hënë përlyer !?
A ndoshta je duke bërë një lutje
E të janë mbushur sytë me lot
Dhe me një yll që ikën tutje
Provon t’më nisësh fjal, më kot !
Mos vallë, syhapur pe një ëndërr
E brengë e rëndë, të mbyt, të vret !?
Oh, ti shenjtorja ime e ëmbël
Është iluzion, ndaj rri e qetë
S’mund të ndodh, porsi në ëndërr
Mbi sup t’më ulen ëngjëj blu
Unë s’mund ta marrë atë udhë
Pa parë sërish dy sytë e tu
Ndaj shko të flësh, natën e mirë
Bëj gjumë të ëmbël dhe të qetë
Unë do të vij, në të gdhirë
Kur vesë kristal të bjerë mbi fletë
E do ta puth, ballin me rrudha
Sytë kristal, nga lotët djegur
Dhe do të bje në gjunjë pastaj
Të puth duart, nga koha rreshkur
Pastaj në prehërin tënd të ngrohtë
Do mbështes kokën, do më zër gjumi
E do lundroj përmbi një ëndërr
Porsi një gjeth, mbi valë lumi.
© Leonard Seiti
Labels:
Nënës
2 comments:
Leonardo, mrekullia me emrin "NENE", eshte brenda nesh edhe kur jemi me mijra kilometra larg...E mbartim si nje "peng" te bukur e te embel pa te cilin nuk ka te djeshme e as te ardhme...
E ke sjelle ketu kaq te pranishme, te embel, te ngrohte...
Mall i bukur ky yti...
Nena jote duhet te ndihet krenare me nje bir te tille qe e do kaq fort dhe e pikturon kaq bukur me ngjyrat e dashurise...!
Te te te falenderoj per lotet???
E rilexoj poezine e nenes tende, dhe ndiej te njetin emocion si ne leximin e pare.
Mbreselenese.
Kur ta takosh, do e perqafosh edhe prej meje...
Mundesh?
Post a Comment