
Bora malit i rri varur
Porsi qylaf, i bardhë, i rëndë
Fshehur ballit rrudha shekujsh
Shkruar rrudhash emri tënd
Një jehonë që vërshon grykash
Me këngë labe shpirtin veshur
Dhe një lum që shkon përmes
Si jatagan i brezit, ngjeshur
Mjegulla thyer palë palë
Si fustanellë e bardhë Labi
Erë furtunë që tund dhe mal
Ujë burimi nën hije rrapi
Shekujsh historia jote
Gdhendur mbi gur të stërralltë
Nënë e bijëve që k'saj toke
Gjithmonë ja ngritën emrin lartë
Nënë që linde Ali Pashain
Nënë që linde Lulo Shehun
Burra që veç me një fjalë
Thyenin gurë, e tundnin dheun
Ja ku morra një këngë sonte
T'ja hedh guri mbi bedenë
Më vjen mallë moj nënoke
Më vjen mallë për Tepelenë.
© Leonard Seiti
1 comment:
Mall i bukur...
Eshte i tepert cdo interpretim...
Su
Post a Comment