
Gjeth e zverdhur kjo hënë sonte
Më rri varur përmbi flok
Nje fllad i hollë që fryn, e tremb
Ka frikë të bjeri përmbi tokë
Oh, ti bukuroshja ime
Përse më rri kaq menduar
Pa shiko, dhe unë si ti
Me vjeshtë trupit jam mbuluar
Përse trishtohesh, ka një fund
Si mbas ç’do nate ka një ditë
Nëse unë nesër, të rilind s’do mund
Ti nesër sërish, do t’më besh dritë
Ndoshta nesër, s’do ti shoh më sytë
Me borë mbuluar trupi do t’më jetë
Buzëqeshmë e dashur, puthmi yjtë
Dashurinë për muzgjet, koha s’ma tret
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment