
Jam unë
Më dëgjon ?
Jam klithma jote
e tretur shkretëtirave.
Më dëgjon ?
Lëshuar në ajër ,
krahëthyer,
po vij.
Ndaj,
më prit dhe pak,
po vij .
Po vij drejt teje,
si një shpirt i kristaltë
Po vij,
të vdes tek ty
nga një shigjetë e nxehtë
qerpik i artë
© Leonard Seiti
1 comment:
Me pelqeu shume kjo poezi Leonardo...
Su
Post a Comment