Sa kohë u bë, se dimë as vetë 
Mjegull vjeshte na ka mbuluar 
Të dy të gjallë, të dy në jetë
Të dy të ndarë, por jo harruar 
Sa vite vallë do t'ikin tutje 
Pakë nga pakë do të treten 
Bashkë me ta dhe mijra lutje 
Veç kujtimet do të mbeten 
Do bredhin stinët tej në park 
Do çelin gjethet, e do të bjenë 
Sa ditë, sa vite do ikin larg 
Veç sytë e ëndrrave do t’na gjejnë
Shkroi : Leonard Seiti
 
2 comments:
Me pelqeu shume kjo poezi... do te te lexoj me teper...
Hena
Më bëhet qefi, dhe faleminderit Hena.
Post a Comment