Tuesday, January 13, 2009

Ndalohet dalja !



Është e pa kthyeshme tashmë kjo rruga ime
S'më kujtohet fillimi, dhe fundin s'ja di
Kureshtjes i shtoj të vdekurat kujtime
I hedh ca të sotëme dhe për kafe e pi.

Por ndoshta, unë jam lindur në rrugë !
Pikërisht aty, ku shtrin trupin dit-nata
Ku shpirtin ma shkelin gjithmon me këpucë
Ca kurva lakuriq, me taka të gjata.

Aty ku kalojnë grykës barkmëdhenj
Me duar të përgjakura dhe xhepa plot
Me shpirt të uritur gati të shqyejnë
Ç' do ëndërr fëmije që lind në k'të botë

Aty ku kalojnë filozof fjalmëdhenj
Me mjekërr të bardhë por me tru të thatë
Ku mblidhen hajdut në kope si çakenj
E tregojnë barcaleta, me polic e veshgjat.

A ndoshta, jam lindur diku fare larg
Por një ditë shkela mbi k'të rrugë të mallkuar
E tashmë prej k'saj rruge s'mundem të dal
Ndalohet dalja. – Mbi tabela është shkruar.

Shkroi : Leonard Seiti

2 comments:

Unknown said...

Revolte e vargezuar fuqishem e nje pesimizmi real, qe sot mundohet te na ndaloje daljen prej tij. Bashkoj zhgenjimin mik me ty,ndaj realiteteve qe kane verberuar qenien njerezore...Aq sa te mos besojme jo me njerezit perreth, mikun e vertete, por deri dhe vetevten...

Zhgënjimi

Ooh, sa ka kjo jet' zhgënjime
Që shkrijnë gurin, jo më burrin
Më çorbosin në mendime
Dhe nuk di ku e kam uni-n!

Si ciklon më flakin tutje
As andej dhe as këtej
S'ka mëshirë, falje, lutje
S'di ç'mendoj e s'di ç'të them!

Pak t'i huaj mençurisë
Drejt çmendisë rrugën mar
Ky zhgënjim qenka i pistë
Dhe pa luajtur, më ze mat!
(Edmond Shallvari)

Ardita Jatru said...

C'thua,vertet e ke? Mos braktis kete blog sepse je nje pjese e jona tashme. POezite e tua jane te domosdoshme per t'u lexuar.
Shpresoj dhe uroj qe te mos jete kjo poezi e fundit.

p.s."taka te gjata", do ishte me mire, "taka te larta". Perseri rima mbetet bukur