Saturday, June 13, 2009

***


At’pikë kristal të lotit të sajë
Nga sytë, ai ja këputi, si mollë
Ajo,në lotë, prej flokëve të sajë
I dhuroi një puhizë flladi të hollë

Ai, lotin e sajë këputur, në duar
E shtrydhi, si frut të pjekur vjeshte
Ajo, tashmë në vjeshtë shëndërruar
Nën vello aurore vështronte në heshtje

Pastaj, si vjeshta, ajo vendos’ t'ikë
Duke i lënë kujtim atë pikë lot
Ai, nxorri musht nga ajo pikë
Dhe një kupë vere e mbushi plot

Por, ajo kurrë nuk do t’mësoj
Se ç’bëri ai me mushtin pastaj
Ai, at’musht e kthehu në bojë
E shkroi pentagramesh emrin e sajë

Ajo, kurrë në jetë s’do t'mësoj
Se ai, atë fllad me aromë trëndeline
Degëve të shpirtit vendosi ta shtrëngoj
E ta luaj për ç’do mbrëmje si tel violine

Por, ajo kurrë në jetë s’i dëgjoj,
Ato këngë që mbanin emrin e sajë
Ai, një ditë dha shpirt, pushoj
U tret dalëngadal, si lot'i pa fajë!

Shkroi : Leonard Seiti

5 comments:

xhenius said...

PA FJALE!
me dehu kup'e veres!

Leonard Seiti said...

Ti nuk e di se alkoli i tepërt të bën dëm ? Mos e kthe me fund kupën, merre më shtruar herës tjetër dhe shoqëroje me ca djath e ullinj të shkretën, jo shqeto, se, ja ç'ndodh; dehesh pastaj!

xhenius said...

e kan fajin ullinjte,se,nuk jane aq te shijshem si te memedheut:)

ajo"shqeto"me pelqeu,eshte dhe nje supe qe quhet ashtu nga anet tona,

krejt pa dashje u futa prap te guzhina :)

me duket se kekun s'e ke provuar akoma!

Anonymous said...

ORE I BERE LEMSH TI CA QAJN CA DEHEN LERI REHAT GOCAT SHQIPTARE
AM

Leonard Seiti said...

@xheni
Sa herë ju them njerëzve -Mos pini ! Prap s'më dëgjojnë ! Akuzojnë ullinjtë pastaj :) :)
Me atë supën "shqeto" jam rritur unë, dhe i thonë shqeto se, brënda kishte një qepë+ujë+ujë+ujë dhe krip :)

Kujdes andej nga guzhina seeee djeg duart :)

Jo, se kam provuar ende, por kjo ka ardhur ngaqë unë ëmbëlsirat s'para i konsumoj. Nga cigarja ndoshta ! Fatkeqsisht :(

@a.m
Po ç'ti bëj unë se në belgjikë shiu s'pushon kurrë. Ndaj,nuk po e lë të shkoj dëm, thash ta bëj verë.