Sunday, August 30, 2009

Gjethe Jete



U fik si kandil’i pavaj dhe kjo ditë
U zverdh ngadal, si t’ishte gjeth
U skuq pak nga pak, pastaj u venit
Mbetën veç valë kujtimesh në breg

Ra dhe ky gjeth nga dega e pëshpëriti
Mbi dheun e ftohtë,t’pa shpirt, t’pa zë
Më rëndoi ky muzg si gur në fundshpirti
Oh! Lamtumirë, nuk do të kthehet më ...

Ja putha sytë dhe k’tij gjethi që shkoi
Mu zhvesh dhe një degë e pemës,sakaq
Në duart e natës butësisht më lëshoi
Dhe i mbylli sytë e lodhur në paq ...

Nuk di përse si ky gjeth mu duk vetja
Tek i dhash lamtumirën i heshtur, pa zë!
Vallë pema ime ka më gjethe të tjera !?
A mos vallë, k’të natë.... dhe më asgjë!?

© Leonard Seiti

6 comments:

xhenius said...

Domani é un altro giorno!

Leonard Seiti said...

Buon ritorno. Come e andata a vacanze ? Non ti 6 bruciata spero :)
Il domani é sempre un altro giorno,e nessuno puo dire di no.
Ciao ciao

xhenius said...

mjaft mire,ku e dije Ti ku vajta une?!
te them te drejten(tashme s'esht' nevoja te te bej komplimenta)me trishtoi pak poezia,mgjs eshte teper e vertete qe ajo dite qe hiken s'kthehet me,mbase eshte sindrome e vjeshtes qe po afrohet,apo e emigrantit,apo e pushimeve qe s(bere)
apo....? :)

Leonard Seiti said...

Eh ku e dija unë se ku vajte ti, ç'pyetje bën dhe ti aman! Po pse o s'të kujtohet ty ajo thënia e Bajronit, që tha se Shqiptarët po ti pyesësh pak thellë dalin tê gjith kushërinj :) :)

Sa për poezinë, po kuptoj se jo vetëm ti, por dhe shumë të tjerë s'po munden ta kuptojnë ose unë duhej të shtoja dhe një strofë tjetër ku të lija të kuptohej më shumë. Ajo "sindroma" për të cilën ke shkruar është me kilometra larg meje k'to ditë, dhe s'do vij dot as në vjeshtë kam frikë, por, lexo lexo se po të shpjegoj më poshtë e tregojua dhe kushërinjëve të tjerë shqiptar nëse të jepet mundësia.

Një ditë vere, u gjenda në plazh në kufirin mes Francës dhe Belgjikës dhe pikërisht në Dunkerque ku zbarkuan forcat aleate gjat luftës së dytë botrore.

Atje në plazh një mbrëmje ku dielli i ngjante një kokkërr hurmeje të pjekur pata rreth 3 orë bisedë me një plak 83 vjeçar të cilit i kishte vdekur bashkshortja rreth 22 vjet më herët.Ai më tregoi se ishte rritur në atë bregdeti, se kishte peshkuar në fëmijri, në rini, se ishte dashuruar dhe kishte shëtitur me bashkshorten e tij në atë bregdet,por, prej 22 vjetësh, e shëtiste atë bregdet i vetêm, duke kërkuar mbi rërë gjurmët e vjetra të çiftit të dikurshëm. Unë i kam qef pleqtë dhe historitë e jetës sê tyre, ndaj i pyes shpesh dhe rri e i dëgjoj me vëmëndje. E bëja k'të dhe me pleqt e fshatit ku jam lindur dhe rritur.

Dhe ishte pikërisht mbas asaj bisede me atë njeri të moshuar dhe të lodhur nga jeta kur unë shkrova 2 poezi. Pra e vendosa veten në vëndin e tij, fola me zërin e tij, shkrova ato që ndoshta mendonte ai në ato çaste muzgu atë mbrëmje.

Pa provo ta vendosësh veten në vëndin e një plaku/e thinjosh/e dhe pastaj më thuaj, si do të duken muzgjet !!!

Gjethe Jete është vetëm njëra poezi
Tjetra vjen pak ditë më vonë, dhe po të paralajmëroj se është akoma më e trishtë, por kjo është jeta apo jo........

xhenius said...

sinqerisht flm per kete shtjellim te hollesishem;gjynaf qe s'kemi ca kusherinj andej nga Franca e mé tè tutje, se do ta kisha marr vesh me ke ishe takuar:)).
sinqerisht akoma dhe shume madje,them qe ben mire qe flet me te moshuar,jane teper te vyera deshmite e tyre,lum kush ka durim ti degjoje!

sa per muzgun....po pres poezine tjeter :)

Leonard Seiti said...

Sinqerishta ama ... pa dashje më duket se e bëre dhe një kompliment tjetër :):):)

Mbasdite të bukur të uroj.