Saturday, October 3, 2009
***
Grimca jete të hedhura shkujdesur
Copëza të lëna diku në harresë
Gjethe të rëna, nga shiu përvesur
Botë pa-frymë,pa-shpirt,pa-shpresë
Kohë e shkuar që më nuk kthehet
Ëndrra të shterpta në boshllëkun pafund
Nga puthje vdekjeje shpirti më dehet
Tek era e vjeshtës kufomat m’i tund
Kush vallë do k’thehej të hidhte hapa,
Përmes varreve ku mbretëron harrimi!?
Kjo hije vjeshte që më ndoqi mbrapa
Ish puthje vdekjeje me buzë blerimi !
Pra më puth mike, më puth në gjak
Në shpirt më puth,më merr me vete
Ti kurrë s’do puthje më kot, pa shkak
Mbi një trup të ftohtë, pa shenja jete !
O ëngjëlli im, ku vallë ke humbur?!
Në cilën botë flatrat të janë thyer?
Vallë mbi një ëndërr më je përgjumur
Si mbi sythe pranvere me vesë përlyer!?
© Leonard Seiti
3 comments:
ciao!
nga je frymezuar kete rradhe o Leo,mqs ti perher' je shume gazmor?:)
xheni
Ciao cara, come stai tu ?
Oh, lascia perdere, meglio di non saperla.
Un caloroso abracio
Leo
qeka e fort' kete rradhe ahahaaaa
kenaqem!
Post a Comment