Tuesday, October 20, 2009

Në paqe me vetveten.



Jam në buzë-greminën e një ëndrre
dhe shpirti më s’më mban !
Lëshoj të fundit degë të shpresës dhe bie
mbi livadhin që vjeshta ka mbuluar me gjethe.
Si një zog që flatrat i’u thyhen nëpër Re mendimesh.
E puth tokën, tokën e ftohtë që mbi trup mban kufoma gjethesh t’pajeta
Dhe ndjej aromën e trupit të saj, përzier me mijra aroma duarsh
Duar të mbushra plot dëshira për ugaret ku do të hidhet fara e nesërme
Shoh ëndrrat që do të lindin nesër, mbi ugaret që aromë jete lëshojnë kudo
Dhe një mendim i ri më vjen çuditshëm, përzier me kujtimet e viteve t’lënë mbas
E për një çast, për një çast të vetëm ndjehem i gëzuar si fëmij që sapo i dhuruan një lodër
Një mendim, për ato livadhe me aromë trëndeline në të cilat unë rendja dikur
Diku andej kanë çelur trëndelinat dhe unë ndjehem mirë, dhe pse nuk isha unë,
ai bujku që me parmëndën e tij të dëshirave hapi ato brazda jete dhe mbolli farën aty
Unë sërish ndjehem i gëzuar, sepse tashmë atje Jeta rritet e lulëzon
Dhe aromë vdekje hiç nuk ndiej, mes gjetheve-kufoma të ftohta të k’tij livadhi t’panjohur
ku trupi im i ngrohtë u rrëzua në k’të fund-vjeshte.

© Leonard Seiti