Tuesday, October 13, 2009

Sonte

Sonte
Për herë të parë dhe të fundit
Do të dëgjoni zërin tim
Sepse sonte
Veç për sonte
Jam kukuvajka që rri varur mbi degë
Një këngëtar endacak, me violinë
Telat që i këputa si hajdut në gardhin e kopshtit të Edenit,
Violinës ja kam shtrënguar fort
Dhe degën e thanës që përkulet e këputa aty
Dhe pikërisht me degën e thanës luaj telat e violinës sonte.
Sonte
Veç për sonte
Jam lypsi që endet trotuareve të shpresës
Duke tërhequr zvarrë këmbët,
Këmbët e ngarkuara me baltë ëndrrash
Me dëshirat e pa-lara të veshura trupit
Dhe..., një torbë të vjetër mendimesh e mbaj në duar
Kam futur aty gjithshka
Ju kam futur aty dhe Ju
Po po, Ju!
Po habiteni ?
Ja pra, po ju them se sonte,
Veç për sonte
Në torbën e mendimeve të mia jeni Ju
Po po,Ju
Sepse nesër
Nesër nuk do t’më dëgjoni më
Nuk do t’më shihni më trotuareve të shpresës
Ndaj, mos u habitni nëse sonte
Veç sonte
Dëgjuat zërin tim të çjerrë që çante natën tej në pyll si një dru rrapi të bardhë
Sepse unë, nesër
Do të kthehem të jem sërish askushi
Ai që isha dje, pardje
Sepse, pikërisht kështu duhet që të jem.

© Leonard Seiti

3 comments:

Anonymous said...

Poezia në vargjet e lira ju shkon. Urimet e mia!
Ela

xhenius said...

ububuuuuuuuuuuuuu sonte eshte14
a thua s'do te t'gjej me? :)

Leonard Seiti said...

Ela
Thank you

xheni
Sot
Pikërisht sot
është 15
dhe unë sot
jam ende këtu, në të njëjtat shina ku vrapon treni i jetës time.
ciao
xheni :)