Thursday, October 15, 2009

Sot

Sot
Sot unë jam sërish askushi
Jam sërish ai që isha dje, pardje
Treni i jetës time ndjek të njëjtat shina të ndryshkura zhgënjimesh
Shina që askush nuk i ka parë si gjarpërojnë mes trupit lakuriq të kohës
Ndodh të ndaloj ndonjëherë
Po po, të ndaloj
Në semaforet ku koha ka shkruar me buzëkuq: NDAL
Por asnjë stacion nuk ka aty
Asnjë polic me bilbilin varur në gjoks nuk shihet aty
Sepse një dorë magjike nga lart komandon gjithshka,
kontrollon gjithshka
Ndaj unë rri e pres,
derisa ajo dritë e kuqe si dritare prostitutash ndryshon ngjyrë
Për një moment marrë frymë thellë
dhe ajri i ndotur nga mijra fjalë boshe që bredhin si të dehura,
hyn nxitimthi në mushkritë e mia.
Fjalë, lëshuar nga goja e dikujt që me furçën e dhëmbëve mendon se ka pastruar shpirtin.
Dhe përzjehen ato me me pluhurin që ngreh gëlthitja e kohës plot mërzi
Dhe unë, në mushkrit e mia i thith të tëra, pa përjashim
Janë ende të forta mushkritë e mia dhe lokomotiva me avull e jetës time buçon
Boria e saj kumbon tek shikon se koha e ka fshirë buzëkuqin mbi buzë
dhe lokomotiva ime rindez kaldajën e shpirtit ku digjen ëndrrat
Me lopatën plot, i shtyj ëndrrat e mia drejt zjarrit të saj
Ashtu si ai makinisti që i hedh kaldajës qymyr,
unë e ushqej kaldajën me ëndrrat e mia.
Shpresën e mbaj të varur si kandil me vajë
dhe kështu udhëtimi im mbi shinat e ndryshkura vazhdon
Përmes pyllit ku injoranca si bisha rri e zgjuar
bashkë me natën lavire që më varet përmbi supe......
Sot,
unë jam askushi
Jam ai që isha dje, pardje
Jam një gur i heshtur që lind e vdes veç me një lutje
Një tren, që erdhi nga diku i heshtur
dhe në heshtje e patë të ikte tutje

© Leonard Seiti

3 comments:

xhenius said...

jemi te gjith' hebrenj qe presim Moisiun!
Teper e nderuar,sinqerisht flm!

Leonard Seiti said...

Mirmëngjesi
Seç kam një ndjenjë që s'të ka pëlqyer aspak
Ishte veç poezia e radhës e shkruar kohë më parë dhe e hedhur dhe në një forum ditë më parë se ta postoja këtu
Ja dhe linku :
http://www.rahoveci.info/showthread.php?t=1060&page=3

Dhe po hedh dhe vazhdimin e prozês poetike
Ditë të bukur xheni
Ciao

xhenius said...

ne linkun qe me dergove u kenaqa qe dikush qe kupton me shume se une te vleresonte vargjet e lira;me ndodh shpesh qofte dhe per nje kengetar X,kur pelqehet nga turma dhe,une s'jam dakort,dmth se ndoshta faji eshte i imi.

sono fatta così,che ci posso far'?

Grazie!