
Kaq kohë në të njëjtat rugë jemi endur
Si enden hijet në perëndimin e vonë
Por gjurmët njëri-tjetrit s’ja kemi gjetur
Mbi rrugët e asfalta,as barin e njomë
Mike, ti ëndrrat i lidhë dorë për dore
Unë k’të e di mirë dhe shpirtin ta njoh
Por desh perëndia t’mos jem lulebore
Që livadheve t’pranverës t’më gjeje ngado
Ç’do krah pulbardhe anijen tim’e njeh
Në direkun e sajë rri varur hëna, si ftua,
Jam marinar, mes valësh që era i ngreh
Për çdo natë në detin e ëndrrave të tua
Ti, je vajza e valave që në breg më pret
Si një far, që digjet ngadalë e papushim
Unë jam Kostandini që varri nuk e tret
Vetmia tënde, është i palodhuri kali im
Zgjohu,se unë jam kthyer në Itakën time
Nga lotët e tu, një kupë plot më jep të pi
Më prek, jam i yti, jo vetëm në ëndërrime
Së bashku të lundrojmë në një det,dashuri
© Leonard Seiti
2 comments:
http://www.youtube.com/watch?v=Xxk-j8YugkA
jane te rrezikshem marinaret :),ciao!
E 6 fantastica tu cara Xheni che mi fa risentire una tale canzzone che avevo tanto tempo che non la sentivo.
Un forte abbracio
Leo
Post a Comment